Shkodër: 9.5 milionë euro nga qeveria zvicerane për ndërtimin e impiantit të ujërave të zeza

Kryetari i Bashkisë, Benet Beci, priti në një takim në zyrën e tij, zëvendësshefin e Misionit në ambasadën e Zvicrës në Shqipëri, Philip Arnold.

Gjatë takimit është konfirmuar vazhdimësia e bashkëpunimit dhe e investimeve të qeverisë zvicerane dhe SECO në bashkinë e Shkodrës.

Aktualisht nga pala zvicerane po investohet për projektin “Furnizimi me ujë dhe mbrojtja ambientale e Liqenit të Shkodrës”.

Në vazhdimësi në bashkëfinancim edhe me institucione të tjera si KFV, EB, do të investohen edhe rreth 10 milionë euro për ndërtimin e rrjetit të shpërndarjes së ujësjellësit në një nga zonat periferike të qytetit (lagjja “Mark Lula”), si dhe në fshatin Golem, njësia administrative Rrethina.

Një tjetër investim i pritshëm në Shkodër nga qeveria zvicerane është edhe projekti për trajtimin e ujërave të përdorura, rreth 9.5 milionë euro, që mundëson ndërtimin e impiantit të trajtimit të ujërave të zeza, për qytetin e Shkodrës.

Njëkohësisht nga të dy palët u vlerësua pozitivisht përfshirja e bashkisë Shkodër në projektin për shfrytëzim inteligjent të energjisë (SEMP), ku përveç investimimit në ndriçimin rrugor po hartohet edhe “ Plani lokal për energji dhe klimë”.

- ISLAMSHOP.CH -spot_img

LEXO MË SHUMË

Së fundi