1.5 C
Tirana

Shkëputet energjia elektrike në disa qytete të Shqipërisë dhe në Ballkan

Më datë:

Tirana dhe disa qytete të vendit si Durrësi, Kukësi, Vlora, Elbasani, Saranda dhe Korça kanë mbetur pa energji elektrike prej disa minutash.

Ndërprerja e energjisë elektrike ka ardhur si pasojë e një defekti në linjat e tensionit të lartë.

Ndërkohë,mediat rajonale raportojnë se ndërprerje të energjisë elektrike ka edhe në disa shtete në Ballkan, në Mal të Zi, Bosnje-Hercegovinë dhe Kroaci.

Ndërprerja e energjisë elektrike vjen në një nga ditët më të nxehta të vitit, ku temperatura pritet të arrijë në 42 gradë Celsius.

NJOFTIMI ZYRTAR NGA OST:

Rënie e linjave të transmetimit në Shqipëri dhe Malin e Zi. Defekti ka filluar nga linja e interkoneksionit me Greqinë dhe më pas ka vazhduar me efekt kaskadë në të gjithë vendin. Është identifikuar defekt edhe në linjën e Prizrenit.

Nga kqyrja fillestare rezulton se volumet e larta të transmetimit si dhe temperaturat ektreme kane qenë shkaktarët e shkëputjes totale të linjave të transmetimit.

OST po merr masa për rikthimin e energjisë elektrike te të gjithë konsumatorëve.

Shpërndarje

spot_imgspot_img

Më të fundit

Më shumë si kjo
Të ngjashme

Berisha: Nuk do të ketë urbanizim përpara legalizimit

Kryetari i Partisë Demokratike Sali Berisha zhvilloi sot një...

Drejtoi automjetin në gjendje të dehur, SPAK dërgon për gjykim deputetin Qani Xhafa

Prokuroria e Posaçme Kundër Korrupsionit dhe Krimit të Organizuar ka...

Gjykata e Lartë rrëzon Monika Kryemadhin, lë në fuqi sekuestrimin e banesës te Kodra e Diellit

Gjykata e Lartë ka vendosur të lërë në fuqi...