Shkencëtarët: Virusi nuk pëson mutacione dhe ky është lajm i mirë për vaksinën që do të zhvillohet

Sipas shkencëtarëve që po studiojnë kodin gjenetik të patogjenit të ri, koronavirusi nuk po pëson mutacione domethënëse teksa qarkullon nga njeriu në njeri. Ky stabilitet relativ nënkupton se ka pak gjasa që virusi të bëhet më i rrezikshëm ose më pak i rrezikshëm teksa përhapet dhe është një lajm i mirë për shkencëtarët që synojnë të krijojnë një vaksinë me efekte jetëgjata.

Të gjithë viruset evoluojnë me kalimin e kohës, akumulojnë mutacione teksa riprodhohen brenda qelizave të një njeriu të vetëm dhe më pas përhapen në shumicën e popullatës. Disa nga këto mutacione i mbijetojnë përzgjedhjes natyrore.

Coronavirusi i ri duket njësoj kudo, thonë shkencëtarët, dhe nuk ka prova se disa versione janë më vdekjeprurëse se të tjerët.

Shkencëtarët po studiojnë më shumë se 1000 mostra të virusit, informoi The Washington Post Peter Thielen, gjeneticist molekular në Johns Hopkins University Applied Physics Laboratory që po studion virusin.

Versioni i virusit që u përhap në Wuhan dhe versioni që u përhap në Shtetet e Bashkuara kanë katër deri në dhjetë dallime gjenetike, tha ai.

“Bëhet fjalë për një numër relativisht të vogël mutacionesh në një virus që ka prekur një numër të madh njerëzish,” tha Thielen.

“Në momentin që flasim, norma e mutacionit të virusit nënkupton se vaksina që do të zhvillohet për SARS-CoV-2 (virusi që shkakon Covid-19) do të jetë e vetme dhe do të ofrojë mbrojtje afatgjatë.”

Momentalisht, po zhvillohen një sërë vaksinash për Covid-19, por sipas ekspertëve duhen të paktën 12-18 muaj para se të përdoren gjerësisht.

- ISLAMSHOP.CH -

LEXO MË SHUMË

Studimi i frikshëm në Iran: 3,5 milionë njerëz mund të vdesin nga koronavirusi nëse nuk zbatohet karantina!

Të dhëna të frikshme vijnë nga një raport i hartuar prej shkencëtarëve në Universitetin Teknik “Sherif” në Iran, në lidhje me përhapjen e koronavirusit...

E mahnitëshme se çfarë përfitime shëndetësore mund të merrni nga hurma!

Në vjeshtë, mes frutave të ndryshme në këtë stinë, hurmat janë ato të cilat konsiderohen si më të mirat për organizmin e njeriut. Kjo...

Nga 1 shtatori Europa ndalon llambat e vjetra, do të shiten vetëm LED

Pas rreth 60 vitesh ndriçimi të shtëpive dhe rrugëve me llampa halogjene, këto të fundit do të ndalohen në të gjithë evropën nga 1...

Së fundi

COVID-19: Numri i vdekjeve në Mbretërinë e Bashkuar rritet në 5.373

Mbretëria e Bashkuar ka raportuar 439 raste të reja të vdekjeve që ndërlidhen me koronavirusin e ri (COVID-19). Sipas Departamentit të Shëndetësisë dhe Kujdesit Social,...

Korisha futet në karantinë, testohen 25 persona që patën kontakt me 70-vjeçaren e ndjerë

Një burrë 59 vjeç dhe një grua 70 vjeçe janë dy viktimat e fundit në Kosovë, të cilët kanë ndërruar jetë gjatë 24-orëve të...

Turqi, rritet në 649 numri i të vdekurve nga COVID-19

Turqia ka informuar për rastet e reja të koronavirusit të ri (COVID-19), përderisa vazhdon përpjekjet për të frenuar përhapjen e virusit. Ministri i Shëndetësisë së...