Shkëmbim zjarri në Zvicër, plagosen dy shqiptarët në restorant

Dy shqiptarë, të moshave 29 dhe 33 vjeç kanë mbetur të plagosur si pasojë e një shkëmbimi me armë zjarri.

Sipas mediave lokale dy të rinjtë shqiptarë ndodheshin brenda një restoranti Kulthaus në Rickenbach kur u qëlluan me armë.

Ata janë kundërpërgjigjur gjithashtu, por autorët janë zhdukur brenda pak sekondash nga vendi i ngjarjes, siç duket, pa marrë lëndime.

Ngjarja ndodhi në orët e vona të se hënës.

Shqiptarët, identitetet e të cilëve nuk bëhet me dije janë dërguar në spital dhe ndodhen jashtë rrezikut për jetën.

“Shërbimi mjeko-ligjor ka siguruar gjurmët, njerëz të ndryshëm tashmë janë intervistuar.

Pak pas orës 23:00 Policia e Kantonit Thurgau ka marrë një mesazh se kishte ndodhur një konflikt në një restorant në Rickenbach.

U si një mesazh për shqiptarët,”- tha Daniel Meili, zëdhënës i policisë së kantonit Thurgau.

Ndërkaq pritet që kamerat e sigurisë të hedhin edhe më shumë dritë mbi autorët.

- ISLAMSHOP.CH -spot_img

LEXO MË SHUMË

Së fundi