Shkarkohen 4 deputetë/ Kina shtrëngon darën mbi Hong Kongun

Katër ligjvënës pro-demokracisë në Hong Kong u përjashtuan pak kohë pasi organi vendimmarrës i Kinës miratoi një rezolutë që lejonte skualifikimin e ligjvënësve të cilët kishin mbështetur pavarësinë e qytetit.

Masa po shihet si një përpjekje tjetër nga Kina për të kufizuar liritë e Hong Kongut. Ligjvënës të tjerë pro-demokracisë pritet të japin dorëheqje në formë protestë. Grupi i ligjëvënsve u kishte bërë thirrje zyrtarëve amerikanë të sanksionojnë ata që janë përgjegjës për shkelje të pretenduara të të drejtave të njeriut në Hong Kong. Ligjvënësit pro-demokracisë së qytetit kanë 19 vende në legjislaturën me 70 vende.

Rezoluta e re e miratuar nga Komiteti i Përhershëm i Kongresit Popullor Kombëtar të Kinës thotë se ligjvënësit duhet të skualifikohen nëse mbështesin pavarësinë e Hong Kongut, refuzojnë të njohin sovranitetin e Kinës, u kërkojnë forcave të huaja të ndërhyjnë në punët e qytetit ose në mënyra të tjera të kërcënojnë sigurinë kombëtare, thotë BBC.

Rezoluta gjithashtu lejon qeverinë e Hong Kongut të largojë drejtpërdrejt ligjvënësit, pa pasur nevojë t’i drejtohet gjykatave. Masa e re vjen pasi Kina në fund të qershorit prezantoi një ligj të gjerë të sigurisë kombëtare në Hong Kong që kriminalizonte “shkëputjen, përmbysjen dhe bashkëpunimin me forcat e huaja”, ligj ky që u miratua pas disa muaj protestash pro-demokracisë dhe anti-Pekinit

- ISLAMSHOP.CH -spot_img

LEXO MË SHUMË

Së fundi