Shkaku i grevës, kryetari i Sindikatës në Deçan jep dorëheqje

Presioni për ndërprerje të grevës në komunën e Deçanit, ka shtyer kryetarin e sindikatës së arsimit në këtë komunë, Avdullah Lataj, që të jep dorëheqje.

Përmes një njoftimi në Facebook, kryetari i komunës së Deçanit, Bashkim Ramosaj, ka bërë të ditur se kanë arritur marrëveshje me përfaqësuesit e SBASHK-ut për ndërprerjen e grevës.

Postimi i plotë:

Në takimin e mbajtur me përfaqësuesit e SBASHK-ut, u dakorduam që greva të ndërpritet.

Përfaqësuesit e SBASHK-ut në Deçan bëjnë thirrje që nga nesër të filloj procesi mësimor.

Nga mospajtimi me situatën dhe gjendjen e krijuar në arsim, kryetari i Sindikatës në Deçan prof. Avdullah Lataj, japë dorëheqje të parevokueshme nga udhëheqësi i këtij institucioni.

Falënderoj përfaqësuesit e SBASHK-ut në Deçan për vendimin e marrë e në veçanti prof. Avdullah Lataj.

- ISLAMSHOP.CH -spot_img

LEXO MË SHUMË

Së fundi