Shkakton aksident ndërsa udhëtonte i dehur, arrestohet 38-vjeçari në Gjirokastër

Policia e Gjirokastres ka arrestuar një 38-vjeçar pasi drejtonte mjetin në gjendje të dehur. Duke udhëtuar i dehur ai ka shkaktuar dhe një aksident, me dëme vetëm materiale.

Njoftimi i policisë:

Gjirokastër.

Drejtonte automjetin në gjendje të dehur, arrestohet në flagrancë 38 vjeçari.

Specialistët e Trafikut Urban dhe Interurban arrestuan në flagrancë shtetasin E. K., 38 vjeç, banues në Gjirokastër.

Shtetasi E. K., në lagjen “18-Shtatori”, duke drejtuar në gjendje të dehur mjetin tip “Benz”, ka goditur mjetin tip “Ford”, duke shkaktuar dëme materiale.

Materialet i kaluan Prokurorisë Pranë Gjykatës së Shkallës së Parë Gjirokastër për veprime të mëtejshme.

- ISLAMSHOP.CH -spot_img

LEXO MË SHUMË

Së fundi