Shiu përmbyt rrugët; Në “Lukuçesme” banorët s’gjejnë paqe

Në lagjen Lukuçesmë të Shkodrës rruga përmbytet sa herë bie shi. Banoret thonë se për infrastrukturë dhe energji elektrike janë si të jetojnë në male dhe jo në qytet.

Mjafton pak minuta shi dhe në lagjet e vjetra të Shkodrës rrugët përmbyten.

Në lagjen “Lukuçesme” rruga bëhet pothuajse e pakalueshme. Kjo situatë paraqitet çdo vit por askush nuk ka bërë diçka për të ndihmuar banorët e këtij komuniteti.

Të njëjtin shqetësim ndajnë dhe banorët e tjerë te cilët thonë se autoritetet i kanë premtuar shumë por asgjë nuk është realizuar. Përveç rrugës shqetësim për këta banorë është dhe rrjeti elektrik . Mjafton të fryjë pak erë dhe në gjithë zonën ndërpritet energjia elektrike.

“Lukuçesme” është një nga lagjet më të vjetra të qytetit të Shkodrës ku jetojnë rreth 1000 banorë por fatkeqësisht e lënë në hijen e harresës si të ishte ndonjë zonë e izoluar mes malesh./Top Channel/

- ISLAMSHOP.CH -spot_img

LEXO MË SHUMË

Së fundi