Shiu kthen rrugët e Kukësit në përrenj!

Mjaftoi pak shi dhe rrugët e Kukësit u shndërruan në përrenj pasditen e së martës.

Uji në rrugët e amortizuara u bë edhe pengesë për lëvizjen e automjeteve.

Vështirësi kanë përjetuar edhe qytetarët që u bllokuan në trotuare ose kaluan rrugë me ujë më këmbë. Në rrugët nacionale dhe rurale ka patur edhe rrëshqitje dheu dhe gurësh.

Drejtuesit e mjeteve që udhëtojnë nga dhe për në Kukës këshillohen të kenë kujdes gjatë drejtimit të mjetit për shkak dhe të motit të keq./Top Channel/

- ISLAMSHOP.CH -spot_img

LEXO MË SHUMË

Së fundi