Shifrat e çmendura të merkatos, sa do të kushtonin sot legjendat e futbollit?

E përditshmja italiane “La Repubblica” është munduar t’i japë përgjigje një pyetjeje shumë aktuale, duke parë shumat e çmendura të parave që po hidhen për shërbimet e lojtarëve të caktuar.

Por, sa do të kushtonin sot, nëse do të ishin ende aktiv në futbollit e luajtur kampionët e mëdhenj të së kaluarës?

Nëse Edin Dzeko dhe Emerson Palmieri vlen aktualisht 50 milionë euro, sa do të ishte vlera e Francesco Tottit sot?

Sigurisht, kjo është një pyetje që e bën çdo tifoz i Romës, por nuk mbetet vetëm në kuadrin e një loje. Kjo, sepse një përgjigje “shkencore” duket se vjen nga një platformë e quajtur “Playratings”, e specializuar në vlerësimin e lojtarëve sipas kritereve ekonomike, sigurisht të përcaktuara nga ekspertë të nivelit botëror.

Ish-ylli i Cagliarit, Gigi Riva, sot për shembull do të vlente plot 115,39 milionë euro, ndërsa ish-kapiteni i Juventusit, Alessandro Del Piero (italiani më i shtrenjtë i të gjitha kohërave) do të kushtonte 133,7 milionë euro.

Edhe më shumë do të duhej të shpenzohej për dy “të huaj” të futbollit italian, respektivisht ish-legjenda e Napolit, Diego Armando Maradona, apo fenomeni i Interit, Ronaldo.

Për argjentinasin do të duhej të shpenzoheshin plot 328 milionë euro sot, ndërsa për brazilianin plot 433 milionë euro. Fenomeni Ronaldo rezulton të jetë edhe futbollisti me vlerën më të lartë të të gjitha kohërave, pra në krye të klasifikimit të përgjithshëm. Por cili do të zinte vendin e fundit të “podiumit”, pas Luis Nazario Da Lima dhe Maradona? Ai është holandezi Marco Van Basten, me një vlerë prej 328 milionë eurosh.

Sa i përket Tottit, nëse do të flisnim për 31-vjeçarin e sezonit 2006-2007 kur shënoi plot 32 gola në 50 ndeshje, sot do të duhej të shpenzoheshin 86 milionë./Top Channel/

- ISLAMSHOP.CH -spot_img

LEXO MË SHUMË

Së fundi