Sherri ne Tirane nisi mes dy mësueseve te shkolla ‘Çajupi’, familjarët erdhën në ndihmë

Të tjera detaje dalin në dritë në lidhje me ngjarjen e rëndë që terrorizoi sot banorët pranë shkollës “Çajupi” në kryeqytet, ku disa persona u konfliktuan me njëri-tjetrin.

Sipas BW sherri kishte nisur mes dy mësuesve të shkollës së mesme, të cilat ndodheshin në nje mengjesore dhe më pas konfliktit i janë bashkuar edhe të afërmit e tyre, për të vijuar gjatë mëngjesores.

Ndonëse përplasja si fillim kishte qenë verbale, personat në fjalë nisën që të konfliktoheshin me sende të forta dhe për pasojë 4 prej tyre përfunduan me lëndime në spital.

Po ashtu një prej këtyre personave, pasi kishte kërcënuar disa herë, kishte nxjerrë një pistoletë dhe kishte qëlluar disa erë në ajër. Kjo ske

Fatmirësisht për parandalimin e përshkallëzimit të situatës ka ndërhyrë policia, e cila bëri dhe shoqërimin e dy personave në komisariat. Po ashtu u sekuestrua dhe arma e zjarrit.

- ISLAMSHOP.CH -spot_img

LEXO MË SHUMË

Së fundi