Sherr me thika mes të rinjve në Lushnje, arrestohet 17-vjeçari

LUSHNJE– Dy të rinj në Lushnje kanë përfunduar në spital pas një sherri me sende të forta. Ngjarja ka ndodhur në lagjen “Skënder Libohova”, ku një 17 vjeçar ka goditur me mjet prerës dy të rinjtë 20 dhe 18 vjeç.

Këta të fundit ndodhen në spital, nën kujdesin e mjekëve.

“Specialistët për Hetimin e Krimeve në Komisariatin e Policisë Lushnjë arrestuan në flagrancë shtetasin D. K., 17 vjeç, banues në Lushnjë, pasi pasditen e djeshme, në lagjen “Skënder Libohova”, Lushnjë, pas një konflikti për motive të dobëta, ka goditur me mjet prerës shtetasit K. N., 20 vjeç dhe E. S., 18 vjeç, të cilët ndodhen në spital nën kujdesin e mjekëve”.

- ISLAMSHOP.CH -spot_img

LEXO MË SHUMË

Së fundi