Shembja e pallatit 12-katësh në Miami, 11 të vdekur dhe 151 persona nën rrënoja

11 është numri i viktimave si pasojë e shembjes së një pallati në Miami në Florida ndërsa 151 persona dyshohet se janë ende nën rrënoja.

Edhe pse kërkimet janë duke vijuar, vështirësitë janë jo të pakta për gjetjen e personave që rezultojnë ende të zhdukur.

Autoritetet thonë se zjarri në pjesët e poshtme të pallatit ka vështirësuar shumë punën e tyre, pavarësisht faktit, se në kërkime, janë përdorur një sërë teknologjish të avancuara.

Kujtojmë që ndërtesa u shemb të enjten që lamë pas, ndërsa probleme kishte shfaqur që para tre vitesh.

Autoritetet kishin bërë një plan restaurimi të godinës, por ky plan nuk u vendos asnjëherë në zbatim. Gjithashtu, një ndër masat që pritet të merren së shpejti, është evakuimi i banorëve që banonin në pallatin ngjitur, i njëjtë për nga struktura me atë që u shemb.

Edhe pse ajo godinë nuk ka shfaqur probleme, evakuimi sipas autoriteteve do të bëhet për të shmangur një tjetër tragjedi.

- ISLAMSHOP.CH -spot_img

LEXO MË SHUMË

Së fundi