Shembet diga në kanionin e Holtës, banorët kundërshtuan ndërtimin e HEC-it

Bashkia e Gramshit ka marrë vendimin për shembjen e digës së betonit në kanionin e Holtës, ku ishte planifikuar ngritja e një hidrocentrali. Ndërtimi i HEC-it u kundërshtua ashpër disa muaj më parë nga banorët vendas dhe Qeveria u tërhoq nga projekti.

Sot, kryebashkiaku Klodian Tace falenderon institucionet që mbështetën interesin e qytetarëve të Gramshit.

“Iku koha kur Bashkia e Gramshit përbuzej dhe pasuritë e shumta natyrore përdoreshin për përfitime personale të një grupi të caktuar personash. Bashkia Gramsh nën drejtimin tim nuk do lejoj asnjë investim, sado strategjik të jetë nëse cënon pasuritë natyrore të zonës. Janë pasuri që na i ka falur zoti dhe nuk duhet të keqpërdoren. Bashkia nën drejtimin tim do udhëhiqet gjithmonë drejt interesave qytetare”, thotë Tace.

- ISLAMSHOP.CH -spot_img

LEXO MË SHUMË

Së fundi