Shehu reagon ndaj projektit të qeverisë: “Goditje fatale për Shëndetësinë, abuzimi deri në 300 milion $”

Deputeti i Partisë Demokratike Tritan Shehu ka denoncuar një projektvendim të Këshillit të ministrave për krijimin e Operatorit të Shërbimeve të Kujdesit Shëndetësor.

Me anë të një postimi në Facebook, Shehu shkruan se krijimi i ketij operatori, që do të administroje mbi 300 M $ mbyll çdo mundësi për decentralizimin e sistemit tonë shëndetësor.

Postimi i plotë

Goditje fatale për Sistemin Shëndetësor me reperkusione të thella organizative, funksionale, financiare edhe korruptive.

Keshilli i Ministrave do të kaloje nje Projekt Vendim për krijimin e Operatorit të Shërbimeve të Kujdesit Shëndetësor.

Ky është në vazhdim të një Plan Veprimi të Ministrisë së Shëndetsisë e Mbrojtjes Sociale, të pregatitur në fshehtesi nga nje “NGO” e që duhet implementuar deri qershor 2019.

Çdo gjë po bëhet jashte çdo transparence, konsulte me specialistet, qoftë dhe me institucionet ndërkombetare të sektorit.

Krijimi i ketij operatori, që do të administroje mbi 300 M $ mbyll çdo mundësi për decentralizimin e sistemit tonë shëndetësor.

Nuk mund të ketë keshtu asnjë hap përpara drejt ”spitalit ndërmarje”, të cilët futen nën një centralizem ekstrem.

Kujdesi parësor centralizohet më tej e i mbyllet çdo hapesire për të ecur drejt “profesionistit të lire”.

Zhduket cdo mundesi për perfshirjen e pushtetit vendor ne zhvillimet rajonale te shendetesise.

Roli i Fondit dhe i gjithe sistemit sigurativ ngel vetem teorik ne mbledhjen e 3,4 %, duke e futur ate ne regres te plote.

Nuk hapet asnje perspektive integruese ne sistem, te privatit.

Ne fakt edhe roli i vete Ministrise se Shendetesise zbehet shume, duke u krijuar mbivendosje e konfuzion kompetencash.

Cdo gje do te vendoset, fondet do te perdoren, PPP do te lulezojne nen vendimet e nje te deleguari te Rilindjes.

Ne fakt ky plan veprimi dhe ky projekt VKM bijen ndesh dhe me vete strategjine afat gjate te kesaj Ministrie.

© SYRI.net

- ISLAMSHOP.CH -spot_img

LEXO MË SHUMË

Së fundi