Shefi i Ushtrisë Turke takohet me homologun e Rusisë dhe Iranit

Shefi i Shtabit të Përgjithshëm të Turqisë, Hulusi Akar, sot në një takim trepalësh të organizuar në qytetin Soçi të Rusisë, u takua me shefin e Shtabit të Përgjithshëm të Rusisë, Valeriy Gerasimov dhe shefin e Shtabit të Përgjithshëm të Iranit, Muhammed Bakiri.

Takimi u zhvillua para samitit trepalësh me temë “Sirinë” i cili do të mbahet nesër në Soçi me pjesëmarrjen e presidentit të Turqisë, Recep Tayyip Erdoğan, atij të Rusisë, Vladimir Putin dhe atij të Iranit, Hasan Ruhani.

Pas takimit të shefave të Shtabit të Përgjithshëm të Turqisë, Rusisë dhe të Iranit, Ministria e Mbrojtjes së Rusisë publikoi një deklaratë për mediat.

Në deklaratën ku theksohet se palët kanë diskutuar për gjendjen aktuale në Siri, thuhet se gjatë takimit është diskutuar edhe për hapat që do të ndërmerren për lehtësimin e kalimit në procesin politik, për shkatërrimin e grupeve terroriste dhe ofrimin e sigurisë në “zonat e deeskalimit” në Siri.

Në deklaratë po ashtu thuhet se “Është rënë dakord për çështjet, si rritja e koordinimit në zonën e deeskalimit në Idlib dhe për likuidimin e plotë të anëtarëve të organizatës DEASH dhe El-Nusra të cilët kanë mbetur në Siri”./Rtv Drita/

- ISLAMSHOP.CH -spot_img

LEXO MË SHUMË

Së fundi