21.5 C
Tirana

Shefi i Pentagonit thirrje aleatëve të NATO-s të rrisin shpenzimet në mbrojtje

Më datë:

Sekretari amerikan i Mbrojtjes, Mark Esper, tha se SHBA vazhdon këmbënguljen që vendet anëtare të NATO-s të ndajnë për mbrojtje 2 përqindëshin e PBB-së.

Esper dhe shefi i NATO-s Jens Stoltenberg u prononcuan para takimit në selinë e aleancës në Bruksel.

Stoltenberg tha se gjatë takimit do të diskutohen lufta kundër pandemisë së koronavirusit, Afganistani dhe çështje të tjera që kanë të bëjnë me aleancën.

Ndërkaq, Esper tha se NATO-ja ka shënuar përparim të rëndësishëm në gatishmërinë e saj.

Ai theksoi se janë bërë hapa të rëndësishëm në fushën e mbrojtjes kolektive, por shtoi se përpjekjet duhet të rriten tutje.

“Ne e vazhdojmë këmbënguljen tonë që aleatët e NATO-s, sipas zotimeve, të harxhojnë në mbrojtje 2 për qind të PBB-së”, theksoi Esper.

Shpërndarje

spot_imgspot_img

Më të fundit

Më shumë si kjo
Të ngjashme

Kurti dhe Ali Ahmeti në homazhet në nderim të Fatos Nanos

Në Pallatin e Kongreseve u mbajtën sot homazhet zyrtare...

Ceremonitë mortore për Fatos Nanon, Shqipëria i jep lamtumirën ish-kryeministrit

Në Pallatin e Kongreseve kanë nisur homazhet në nderim...