Shefi i Pentagonit në Irak për të biseduar tërheqjen e trupave nga Siria

Sekretari amerikan i mbrojtjes, Mark Esper, ka arritur në Bagdad në një vizitë të paparalajmëruar për të biseduar rreth tërheqjes së trupave amerikane nga Siria, thonë burime diplomatike.

Esper do të takohet me kryeministrin e Irakut, Adel Abdul-Mahdi dhe ministrin e Mbrojtjes, Najah al-Shammari, për të diskutuar tërheqjen e trupave amerikane nga Siria në Irak, thotë burimi i cili dëshiron të mbetet anonim shkaku i kufizimeve për prononcim për mediat.

Të martën, ministri i Mbrojtjes i Irakut tha se trupat amerikane që po tërhiqen nga Siria verilindore nuk kanë leje për të qëndruar në Irak.

Esper më herët tha se trupat amerikane që po tërhiqen nga Siria do të shkojnë në Irak për të zhvilluar operacione kundër ringjalljes së grupit terrorist DEASH në rajon.

Tërheqja e trupave amerikane erdhi pasi Turqia nisi operacionin “Burimi i Paqes” në lindje të lumit Eufrat në veri të Sirisë për të siguruar kufijtë e saj duke eliminuar elementet terroriste, si dhe për të garantuar kthimin e sigurtë të refugjatëve sirianë dhe integritetin territorial të Sirisë.

- ISLAMSHOP.CH -spot_img

LEXO MË SHUMË

Së fundi