24.5 C
Tirana

SHÇBA pezullon nga detyra dy policë të Komisariatit të Himarës, e pëson Shefi i Sigurisë dhe inspektori

Më datë:

Shërbimi për Çështjet e Brendshme dhe Ankesat ka pezulluar nga detyra dy efektivë policie në Vlorë.

SHÇBA njofton se ka pezulluar Shefin e Seksionit për Rendin dhe Sigurinë Publike në Komisariatin e Policisë Himarë, nënkomisarin Xh. Q., si dhe inspektorin K. S.

Njoftimi i policisë:

Vlorë – SHÇBA, në kuadër të procedimit penal nr.1522/2020, në bashkëpunim me Prokurorinë pranë Gjykatës së Shkallës së Parë Vlorë ekzekutoi urdhërin e Gjykatës së Shkallës së Parë Vlorë, e cila ka caktuar masën e sigurimit personal “Pezullimi i ushtrimit të një detyre a shërbimi publik”, për punonjësit e Policisë:

• N/Komisar XH.Q., me detyrë Shefi Seksionit për Rendin dhe Sigurinë Publike në Komisariatin e Policisë Himarë;
• Inspektor K.S., me detyre SPZ në Njësinë Administrative Lukovë, Himarë.
Procedimi ka filluar mbi bazën e kallëzimit të një shtetaseje për veprën penale të “Kryerjes së veprimeve arbitrare”, pasi është ushtruar dhunë ndaj denoncueses, nga ana e Inpektorit K.S.

Ekzekutimi i urdhërit u pasqyrua me proces-verbalin përkatës dhe materialet u vunë në dispozicion të Prokurorisë së Rrethit Vlorë. Hetimet vijojnë për zbardhjen e plotë të rrethanave.

SHÇBA mbetet e përkushtuar në misionin e saj për garantimin e zbatimit të ligjit dhe fton qytetarët të denoncojnë çdo rast të shkeljes së ligjit, duke telefonuar në numrin e gjelbër 0800 90 90.

Shpërndarje

spot_imgspot_img

Më të fundit

Më shumë si kjo
Të ngjashme

GJKKO vendos masat e sigurisë për mjekët dhe personelin e Onkologjikut

GJKKO ka lënë në fuqi të njëjta masa sigurie,...

Reforma zgjedhore, Bardhi: Përpjekje për të hapur në maksimum listat e kandidatëve për deputetë

Kreu i Grupit Parlamentar të Partisë Demokratike, Gazment Bardhi,...

SPAK çon në gjyq ish-kryebashkiakun e Lushnjës: Fatos Tushe fshehu pasurinë

SPAK ka mbyllur hetimet dhe ka çuar në gjyq...

Wisk në pronësi të Boeing pret që taksia e saj ajrore pa pilot të transportojë pasagjerë

Wisk Aero në pronësi të Boeing pret që taksia...