SHBA – Trump kritikon sërish NATO-n për qëndrimin e aleatëve ndaj luftës me Iranin

Më datë:

Presidenti i SHBA-së Donald Trump kritikoi ashpër sërish NATO-n për mosmbështetjen e Shteteve të Bashkuara të Amerikës në luftën me Iranin.

Trump u tha gazetarëve në Shtëpinë e Bardhë se ishte “shumë i zhgënjyer” nga NATO-ja.

Ai tha se lufta kishte lënë një gjurmë në NATO që nuk do të zhdukej kurrë, duke shtuar se aleanca e mbrojtjes ishte një “tigër prej letre”.

Ai akuzoi aleatët se kishin ofruar mbështetje shumë vonë. “Nuk kemi nevojë për ndihmë pasi të fitojmë”, tha Trump.

Trump gjithashtu kritikoi aleatët e Paqësorit, duke thënë se ata kishin dështuar të ndihmonin Uashingtonin në luftën me Iranin.

“Japonia nuk na ndihmoi. Australia nuk na ndihmoi, Koreja e Jugut nuk na ndihmoi. Dhe pastaj kur të arritëm te NATO, NATO nuk na ndihmoi”, tha Trump.

Trump, kohët e fundit ka shprehur zhgënjim të fortë që aleatët janë distancuar nga ndërhyrja ushtarake e SHBA-së në Iran dhe gjithashtu që nuk kanë treguar gatishmëri gjatë luftës – për të marrë pjesë në ndonjë mision të mundshëm ushtarak për të mbrojtur dërgesat e naftës dhe gazit përmes Ngushticës së Hormuzit.

Sipas deklaratës së fundit, presidenti amerikan po shqyrton mundësinë e tërheqjes së SHBA-së nga NATO.

Deklarata e tij erdhi përpara një vizite të sekretarit të përgjithshëm të NATO-s, Mark Rutte, në Uashington më vonë këtë javë.

Shpërndarje

spot_imgspot_img

Më të fundit

Më shumë si kjo
Të ngjashme

Përshkallëzohet protesta, makina e deputetit goditet me vezë dhe shkelma

Vazhdon revolta e qytetarëve kundër deputetëve të Kuvendit, pas...

Në vend të Klodiana Spahiut, Evis Kushi zgjidhet nënkryetare e Kuvendit

Kuvendi ka zgjedhur Evis Kushin në postin e nënkryetares...

Balla: Projektligji për pagat e magjistratëve kalon më 17 shtator, sulmon opozitën

Pas mbledhjes së Konferencës së Kryetarëve, kreu i Grupit...

Kryeministri Rama takon ambasadoren e re të BE-së: Mirë se erdhe në Tiranë

Kryeministri Edi Rama ka zhvilluar një takim sot në...