10.5 C
Tirana

SHBA sulmon qendrën e emigrantëve në Jemen, shënohen të paktën 68 viktima

Më datë:

Një sulm ajror amerikan është regjistruar në një qendër ndalimi të emigrantëve afrikanë në Jemen, të kontrolluar nga Houthi.

Për shkak të këtij sulmi, të paktën 68 emigrantë kanë mbetur viktima, e 47 të tjerë kanë mbetur të plagosur, e shumica prej tyre janë në gjendje kritike, siç raporton BBC.

Deri më tani nuk ka asnjë reagim nga ushtria amerikane, por ky sulm erdhi vetëm disa orë pasi Komanda Qendrore e SHBA njoftoi se forcat e saj kanë goditur më shumë se 800 objektiva që kur Trump urdhëroi intensifikim të fushatës ajrore kundër Houthis më 15 Mars.

Presidenti i Shteteve të Bashkuara, Donald Trump, caktoi Houthis si një “Organizatë e Huaj Terroriste”. Ky status ishte hequr nga Joe Biden, me qëllim zbutjen e krizës humanitare të vendit.

Shpërndarje

spot_imgspot_img

Më të fundit

Më shumë si kjo
Të ngjashme

Dialogu Kosovë-Serbi, vihet në punë Komisioni i përbashkët për Persona të Pagjetur

Zëvendëskryeministri i parë në detyrë për Integrim Evropian, Zhvillim...

SHBA – Stuhia më e madhe dimërore ndër vite pritet të prekë rreth 120 milionë banorë

Miliona amerikanë po përgatiten për atë që mund të...

Dërgohet për gjykim një shtetase në Fier, mashtronte duke u hequr si avokate

Prokuroria pranë Gjykatës së Shkallës së Parë Fier përfundoi...

Bashkia e Tiranës ndihmë ekonomike për mbi 500 familje, mbështetje edhe për strehim

Këshilli bashkiak i Tiranës në mbledhjen e parë për...