SHBA, rritet në 5.000 numri i të vdekurve nga COVID-19

Numri i të vdekurve nga koronavirusi i ri (COVID-19) në SHBA ka tejkaluar shifrën 5.000, tregojnë të dhënat nga Universiteti “Johns Hopkins”.

Numri i të infektuarve është rritur në 216.721 ndërsa 8.672 janë shëruar.

Shumica e vdekjeve janë raportuar në shtetin e New Yorkut. New York City është epiqendra e virusit në SHBA, ku janë regjistruar 1.374 vdekje.

Të dhënat e universitetit me qendër në Maryland tregojnë se numri i të infektuarve në të gjithë botën ka arritur në 937.600, me më shumë se 47.000 vdekje dhe mbi 194.000 të shëruar nga koronavirusi.

Pasi u shfaq për herë të parë në Wuhan të Kinës dhjetorin e kaluar, koronavirusi i njohur edhe si COVID-19 është përhapur në të paktën 200 vende dhe rajone të botës.

- ISLAMSHOP.CH -spot_img

LEXO MË SHUMË

Së fundi