SHBA, rreth 47000 raste të reja/ Alarm në Argjentinë e Australi

Date:

Në 24 orët e fundit, në Shtetet e Bashkuara të Amerikës janë regjistruar 46808 raste të reja të koronavirusit dhe 1074 viktima.

Të dhënat, e çojnë kështu bilancin total që nga fillimi i pandemisë, në kuotën 5141208 infektime dhe 164537 viktima. Por, pandemia po përhapet shpejt edhe në Argjentinë, ku në 24 orët e fundit ka shkaktuar 241 viktima, një rekord ky për vendin në një ditë të vetme e që e çoi bilancin total që nga marsi në 5004.

Ministria e Shëndetësisë ka bërë të ditur se kurba e rasteve të Covid-19 vazhdon të ngjitet me 7043 raste në 24 orët e fundit dhe një bilanc total që ka shkuar në kuotën 260911. Një shifër që e bën Argjentinën të lërë pas Italinë përsa i takon numrit të rasteve. Për këtë shkak, OBSH ka shprehur shqetësim për ecurinë e epidemisë në Argjentinë, një vend ku për muaj infeksioni dukej se ishte vënë nën kontroll.

Në shtetin australian të Viktorias ndërkohë, janë regjistruar 21 viktima në 24 orët e fundit, niveli më i lartë ky që nga fillimi i pandemisë. E dhëna e re e çon bilancin e viktimave në shtet në 267. Në të njëjtën kohë janë regjistruar edhe 410 raste të reja për një total prej 15251 infektimesh. Në nivel kombëtar ndërkohë, në Australi regjistrohen 22127 infektime, përfshirë 352 viktima.

Në mbi 900 mijë ndërkohë ka shkuar numri i infektimeve në rusi, ku tashmë është regjistruar edhe vaksina e parë në botë ndaj koronavirusit. Në 24 orët e shkuara u regjistruan 5102 raste për një total prej 902701 infektimesh që nga fillimi i pandemisë. Bilanci i përditshëm numëron edhe 129 viktima, e dhënë kjo që e çon bilancin total në 15260 të vdekur.

Share post:

Subscribe

spot_imgspot_img

Popular

More like this
Related

Tentoi të hidhej në lumin Buna me 4 fëmijët e mitur, policia parandalon 27-vjeçaren

Ndërhyrja në kohë e policisë ka parandaluar një ngjarje...

Vrau kunatën me sëpatë, Tefik Tashi dënohet me burgim të përjetshëm

Prokuroria pranë Gjykatës së Shkallës së Parë të Juridiksionit...

BE vazhdon diskutimet për heqjen e masave ndaj Kosovës

Përkundër pritjeve dhe paralajmërimeve se masat e Bashkimit Evropian...

Veliaj nderon ish-ambasadorin Arvizu me “Çelësin e Qytetit”

Bashkia e Tiranës nderoi sot, në një ceremoni të...