SHBA, numri i viktimave nga COVID-19 rritet në 5.137

Numri i viktamve nga pandemia e koronavirusit të ri (COVID-19) në SHBA është rritur në 5.137, pasi 1.047 persona kanë humbur jetën vetëm në 24 orët e fundit, sipas të dhënave nga Universiteti Johns Hopkins.

Numri i rasteve me COVID-19 në SHBA është rritur në 216.722, me 27.080 raste të reja në 24 orët e fundit, treguan të dhënat e përditësuara.

SHBA ngelet vendi me më së shumti raste në botë, pasuar nga Spanja me 110.238 të infektuar.

Shteti më i prekur nga virusi në SHBA është New Yorku, ndërsa pas tij vijon New Jersey.

Numri i pacientëve në shtetin e New Yorkut u rrit nga 76.049 në 84.046.

Ndërkaq, në New Jersey deri më tani janë regjistruar 22.225 raste.

Shteti i New Yorkut njëkohësisht mban numrin më të madh të viktimave, me gjithsej 2.220 të vdekur nga COVID-19.

- ISLAMSHOP.CH -spot_img

LEXO MË SHUMË

Së fundi