5.5 C
Tirana

SHBA nuk jep afate: Naftën e Venezuelës do ta shesim ne për një periudhë të pacaktuar

Më datë:

Shtëpia e Bardhë e pohoi se ka në plan të kontrollojë shitjet e naftës së Venezuelës “për një kohë të pacaktuar”, teksa administrata Trump harton plane për kompanitë amerikane të naftës që të kthehen në vend.

Më herët, Donald Trump deklaroi për të parën herë hapur se qeveria e përkohshme e Venezuelës do t’i “kthente” SHBA-së midis 30 dhe 50 milionë fuçi naftë “me cilësi të lartë”.

Nafta me vlerë mbi 2 miliardë dollarë do të merret nga magazinimi me anije dhe do të sillet direkt në portet e shkarkimit të SHBA-së, shkroi ai në Truth Social, ku shtoi se nafta do të shitet me çmimin e saj të tregut dhe paratë e gjeneruara nga shitjet do të kontrollohen nga ai vetë, në të mirë të popullit venezueljan dhe atij amerikan.

Sekretari i Energjisë, Chris Wright, të cilit i është kërkuar të zbatojë planin, më vonë tha pas kësaj se: “Ne duhet të kemi atë levë dhe atë kontroll të këtyre shitjeve të naftës për të nxitur ndryshimet që thjesht duhet të ndodhin në Venezuelë”.

Trump ka sugjeruar që kompanitë amerikane të naftës të fillojnë punën në këtë vend brenda 18 muajsh dhe e ka kërcënuar regjimin e përkohshëm të Venezuelës me më shumë ndërhyrje ushtarake nëse nuk bashkëpunon. Shtëpia e Bardhë konfirmoi se presidenti do të takohet të premten me drejtuesit e kompanive amerikane të naftës, për të diskutuar mundësitë për investime në Venezuelë.

Aktualisht ekziston vetëm një kompani shumëkombëshe amerikane e naftës në Venezuelë – Chevron. Dy të tjera, Exxon Mobil dhe ConocoPhillips, u larguan pasi paraardhësi i Maduros, Hugo Chavez, shtetëzoi industrinë e naftës, duke i bërë ato të panevojshme.

Venezuela ka rezervat më të mëdha të naftës së rëndë në botë, duke u renditura përpara vendeve si Arabaia Saudite, përpara vendeve si Kanadaja dhe Rusia.

Shpërndarje

spot_imgspot_img

Më të fundit

Më shumë si kjo
Të ngjashme

Shtëllunga deri në qiell, zjarr i madh te tregu i rrobave të përdorura tek 5 Maji

Sot në 8 janar, flakë të përmasave të mëdha...

PD kërkesë qeverisë: Të shpallet gjendja e jashtëzakonshme në 7 qarqe

Partia Demokratike kërkoi sot që qeveria të shpallë gjendjen...

Stamboll, përmbysen disa varka përgjatë bregdetit për shkak të stuhisë të fortë

Në rajonin Tuzla të Stambollit, disa varka të ankoruara...

Balluku në Novoselë: Duhen marrë masa para se situata të agravojë

Zëvendëskryeministrja Belinda Balluku ndodhet në Novoselë, në një nga...