SHBA miraton shitjen e armëve për Tajvanin në vlerë 2.2 miliardë dollarë

Autoritetet e Shteteve të Bashkuara të Amerikës (SHBA) kanë aprovuar shitjen e armëve për Tajvanin në vlerë prej 2.2 miliardë dollarëve.

Agjencia për bashkëpunim ushtarak (DSCA), e cila vepron në kuadër të Pentagonit, informoi Kongresin amerikan për miratimin e dhënë të shitjes së armëve për Tajvanin.

SHBA-të me këtë aprovim duhet t’i shesin Tajvanit 108 tanke M1A2T Abrams dhe 250 raketa Stinger, në vlerë të përgjithshme prej 2.2 miliardë dollarë.

Pakoja e shitjes do të përfshinte edhe sasi të mëdha të armëve automatike dhe municionit, autoblindave Hercules dhe pako të pasur të pajisjeve ushtarake.

Në njoftimin që DSCA e dorëzoi te Kongresi theksohet se shitja e armëve do të rrisë aftësitë mbrojtëse të Tajvanit dhe nuk do të çrregullojë balancën ekzistuese të forcave në atë rajon.

Ndonëse SHBA-të zyrtarisht nuk kanë njohur Tajvanin, ai konsiderohet furnizuesi kryesor i armëve për rajonin që Kina e konsideron si pjesë sovrane të territorit të saj.

Nëse Kongresi gjatë 30 ditëve të ardhshme nuk jep ndonjë ankesë ndaj miratimit, bisedimet për shitjen e armëve për Tajvanin mund të fillojnë.

- ISLAMSHOP.CH -spot_img

LEXO MË SHUMË

Së fundi