SHBA – Miller zëdhënësi i ri i DASH-it

Mathew Miller, ish-drejtues i Këshillit të Sigurisë Kombëtare, u caktua nga sekretari i Shtetit, Antony Blinken si zëdhënësi i ri i DASH-it.

Ai do të zëvendësojë Ned Price.

”Përvoja e madhe e Mattit në qeveri dhe në çështjet e politikës së jashtme do të na shërbejë shumë, ndërkohë që ne vazhdojmë të komunikojmë mbi sfidat komplekse globale. I jam mirënjohës që ka pranuar të marrë këtë rol”, deklaroi në Twitter shefi i diplomacisë amerikane.

Miller është një pikë referimi në qarqet politike demokrate dhe ka qenë zëdhënës edhe i ish-prokurorit të përgjithshëm, Eric Holder gjatë administratës Obama.

Pas zgjedhjes së Joe Biden, Miller punoi në ekipin e tranzicionit duke kontribuar në procesin e konfirmimit të Blinken në krye të diplomacisë amerikane.

Më pas, ai mori një rol të përkohshëm në bordin e sigurisë kombëtare, vitin e kaluar, për të koordinuar qëndrimin amerikan, pas pushtimit rus të Ukrainës.

- ISLAMSHOP.CH -spot_img

LEXO MË SHUMË

Së fundi