SHBA evakuon depon e parë ushtarake në Siri

Pas vendimit të papritur javën e kaluar për tërheqjen e trupave të saj nga Siria, të premten depoja e parë ushtarake e SHBA-ve pranë kufirit me Irakun u evakuua.

Sipas një burimi të besueshëm lokal, forcat amerikane lëshuan një depo në Malikiye në provincën verilindore al-Hasakah.

Automjetet e blinduara Hummer dhe kamionët nga depoja prej 400 metra katrorë, në të cilën ishin vendosur rreth 50 trupa amerikane, u dërguan në Irak.

Depoja ka shërbyer si qendër për shpërndarjen e materialeve amerikane për grupin terrorist YPG/PKK në Sirinë veriore përmes Irakut.

Turqia ka kundërshtuar prej kohësh mbështetjen e SHBA-së për YPG/PKK, duke argumentuar se mbështetja e një grupi terrorist (YPG/PKK) për të luftuar një organizatë tjetër terroriste (DEASH) nuk ka kuptim.

Prania ushtarake e Washingtonit në Siri ka përfshirë rreth 18 baza ushtarake.

Presidenti i SHBA-ve Donald Trump javën e kaluar bëri një paralajmërim të papritur duke deklaruar vendimin për tëheqjen e trupave amerikane nga Siria. Vendimi i tij u pasua me një telefonatë me presidentin turk Recep Tayyip Erdogan, në të cilin dy liderët ranë dakord mbi nevojën për një koordinim më efektiv për Sirinë.

- ISLAMSHOP.CH -spot_img

LEXO MË SHUMË

Së fundi