SHBA do të vazhdojë sanksionet derisa Rusia të tërhiqet nga Ukraina dhe Krimea

Përfaqësuesja e Përhershme e SHBA-ve në OKB, Nikki Haley tha se sanksionet amerikane kundër Rusisë nuk do të hiqen deri në tërheqjen e këtij vendi nga Krimea dhe nga pjesa lindore e Ukrainës.

Duke folur në një takim në Këshillin e Sigurimit të OKB-së për zhvillimet në Ukrainë, Haley tha se dënojnë ashpër aktivitetet e Rusisë në lindje të Ukrainës dhe aneksimin e Krimesë.

Ajo tha se SHBA nuk do të ndryshojë qëndrimin e saj deri në përfundimin e “veprimtarive të shëmtuara” të Rusisë në Ukrainë. “Sanksionet tona do të vazhdojnë derisa Rusia t’i lë Krimenë Ukrainës, të tërhiqet nga lindja e Ukrainës dhe deri sa të zbatojë Marrëveshjen e Minskut”, tha Haley.

Haley gjithashtu i bëri thirrje Rusisë të pranojë përgjegjësinë për rrëzimin e avionit të pasagjerëve të MH17 të Malaysia Airlines dhe të bashkëpunojë për hetimin në këtë drejtim.

– Kritika SHBA-ve për “propagandë anti-ruse”

Ndërsa në anën tjetër përfaqësuesi i përhershëm i Rusisë në OKB, Vassily Nebenzia kritikoi SHBA-në për zhvillimin të propagandës anti-ruse.

Nebenzia ka mbrojtur idenë e tij duke thënë se “ata nuk janë në luftë me askënd”, dhe akuzoi Ukrainën për shkeljen e armëpushimit dhe nxitjen e konflikteve.

Ai hodhi poshtë pretendimet për përgjegjësi të Rusisë në rrëzimin e avionit të pasagjerëve MH17 të Malaysia Airlines. Sipas tij, duhet të zhvillohet një hetim “i besueshëm dhe transparent”.

Ekipi i Përbashkët Ndërkombëtar i Hetimeve (JIT) më parë ka njoftuar se ka përcaktuar që avioni MH17 i Malaysia Airlines që u rrëzua në Ukrainë në vitin 2014, ishte qëlluar nga një raketë që i përkiste ushtrisë ruse.

Avioni MH17 i Malaysia Airlines u rrëzua mbi Ukrainë rreth 40 kilometra afër kufirit Ukrainë-Rusi, gjatë fluturimit në linjën nga Amsterdami për në Kuala Lumpur më 17 korrik të vitit 2014. Si pasojë e rrëzimit të avionit humbën jetën 298 persona, nga të cilët 283 pasagjerë dhe 15 anëtarë të ekuipazhit.

- ISLAMSHOP.CH -spot_img

LEXO MË SHUMË

Së fundi