Sfumohet transferimi i Correa, Milan kthehet për yllin brazilian

Kanë marrë një kthesë të papritur tratativat mes Milan dhe Atletico Madrid për Angel Correa. Kur gjithçka dukej e mbyllur dhe mediat italiane e ato spanjolle flisnin për firmat në kontratë, gjithçka është bllokuar, pasi klubi madrilen ka ndërruar mëndje. Atletico ka refuzuar ofertën e milanistëve, që ishin gati të paguanin 40 milion euro si dhe 30% të shumës në rast rishitje të futbollistit. Spanjollët janë kthyer sërish te pretendimet që kishin në fillim të tratativave, duke kërkuar menjëherë 50 milion euro për kartonin e sulmuesit argjentinas.

163939900 4b320226 4bcd 4e66 B19f B57976668a67

Në këtë mënyrë, çdo gjë është kthyer në pikën e nisjes, duke bërë që kuotat e këtij transferimi të bien ndjeshëm. Palët vazhdojnë bisedimet, por sipas mediave përtej Adriatikut, Milan ka edhe një plan B, duke u rikthyer te një njohje e vjetër e merkatos. Bëhet fjalë për Everton, talentin brazilian që luan me Gremio. Futbollisti ishte shumë pranë skuadrës kuqezi, kur drejtor teknik ishte Leonardo.

075010556 88235adf Bb5b 4c79 Ba1b 6db1beb34b11

Ky i fundit kishte arritur marrëveshjen, por klubit iu dukën shumë 40 milionë euro dhe akordi u prish. Tani situata është krjet ndryshe. Pas humbjes në debutimin e këtij sezoni në Serie A, Milan ka kuptuar se skuadra duhet përforcuar sidomos në repartin ofensiv dhe për këtë arsye mund t’i lejojë vetes një sforco financiare për të transferuar lojtarin e kombëtares së Brazilit.

- ISLAMSHOP.CH -spot_img

LEXO MË SHUMË

Së fundi