Sfida me Skocinë, nën gjykimin e një arbitri rus

Kombëtarja shqiptare do të luajë të shtunën sfidën vendimtare për Ligën e Kombeve me Skocinë, ku kuqezinjtë do të kërkojnë të marrin me çdo kusht fitoren për të pasur ndonjë mundësi kualifikimi, e sidomos për të evituar rënien në Ligën D të kompeticionit.

Tashmë është mësuar emri i arbitrit që do të vendosë drejtësinë në këtë përballje mes kombëtares shqiptare dhe Skocisë. Bëhet fjalë për rusin Vladislav Bezborodov, që do të jetë gjyqtari kryesor i sfidës.

Ndihmësit e tij, në gjykimin e sfidës së të shtunës, do të jenë Valeri Dançenko dhe Maksim Gavrilin.

Pas portave do të jenë Aleksei Eskov e Sergei Ivanov, ndërsa arbitër i katërt është Aleksei lunev. Vladislav Bezborodov gjykon për herë të parë një ndeshje të Kombëtares shqiptare, ndërkohë që ka gjykuar ndeshje në Europa League.

Sfida mes Kombëtares shqiptare dhe Skocisë do të luhet në stadiumin “Loro Boriçi” të Shkodrës./Top Channel/

- ISLAMSHOP.CH -spot_img

LEXO MË SHUMË

Së fundi