11.5 C
Tirana

Sezoni i ri parlamentar, Berisha paralajmëron strategjinë e opozitës

Më datë:

Pak ditë më parë, Komisioni Qendror i Zgjedhjeve (KQZ) vulosi përfundimisht rezultatin zgjedhor të 11 majit. Pikërisht për këtë u pyet sot, 1 shtator, kryedemokrati Sali Berisha para ambienteve të SPAK.

Cila do te jetë strategjia e opozitës tanimë përgjatë sesionit të ri parlamentar?

“Çdo hap do të merret në kolegjialitet të plotë, në debate të hapura me deputetët dhe institucionet e PD-së, por u bëj thirrje mediave të qëndrojnë fuqishëm sepse armiku numër një i shqiptarëve sot është censura.

Mbi 90% e mediave për shkak të korruptimit kokë e këmbë të tyre, bëjnë gjithçka për të mbuluar të zezat e qeverisë, populli mbetet në errësirë.

Qytetarët të përdorin sa më shumë rrjetet sociale dhe gazetarët të intensifikojnë denoncimet e tyre.

Opozita shqiptare betejë në të gjitha frontet, do bëjmë gjithçka për t’u kthyer shqiptarëve votën e lirë”, u përgjigj Berisha.

Kështu, ai konfirmoi se Partia Demokratike do vijojë me të njëjtin qëndrim kundërshtues për mënyrën si u zhvilluan zgjedhjet parlamentare.

Nga zgjedhjet e 11 majit, Partia Socialiste fitoi 83 mandate, aleanca e Partisë Demokratike 50 mandate, Partia Socialdemokrate tre mandate, Partia Mundësia dy mandate ndërsa Lëvizja Bashkë dhe Nisma Shqipëria Bëhet nga një mandat.

Kujtojmë se sezoni i shkuar parlamentar është dominuar nga tensionet në sallën e Kuvendit dhe jashtë saj. Që nga akuzat e rënda në foltore e deri te djegia e karrigeve jashtë Parlamentit apo protestat e thirrura nga opozita.

Shpërndarje

spot_imgspot_img

Më të fundit

Më shumë si kjo
Të ngjashme

Spiropali takon drejtuesit e lartë të Departamentit Amerikan të Tregtisë, në fokus bashkëpunimi ekonomik

Gjatë qëndrimit të saj në Uashington të SHBA-ve, Ministrja...

Begaj takim me arbëreshët në Milano: Ura e miqësisë mes Shqipërisë dhe Italisë

Presidenti i Republikës, Bajram Begaj, zhvilloi sot në Milano...

Rama të hënën në Bruksel, takohet me Costa-n

Kryeministri Edi Rama do të takohet ditën e hënë...

E rëndë në Vlorë, 4-vjeçari paraqitet pa shenja jete në spital

Një ngjarje e rëndë ka ndodhur ditën e djeshme...