Në një takim në Fier së bashku me Zv.kryeministren dhe njëherësh Ministren e Energjisë dhe Instastrukturës, Belinda Ballukun, Ministri i Brendshëm, Ervin Hoxha ka evidentuar problematikat që janë ndeshur gjatë sezonit të verës.
Gjatë fjalës së tij, Ministri Hoxha ka theksuar se sezonin e ardhshëm veror do të ketë hapësira më të lira për qytetarët në plazhe. Më tej, Ministri Hoxha ka thënë se duhet riorganizimi i Komisionit të Mbrojtjes Civile për t’u përgatitur për situatat që mund të sjellë moti gjatë vjeshtës.
Ervin Hoxha: Sot është takimi im i parë në qarkun e Fierit si Ministër i Brendshëm. I uroj suksese Çukos në punën e tij. Përgjatë këtij viti, kemi përmbushur rolin që është ngarkuar, spikasin angazhimet në sezonin turistik. Megjithatë, një nga problematikat e ndeshura ka qenë siguria në vijën bregdetare, për fat të keq kishte raste fatale për shkak të përdorimit të mjeteve ujore. Duhet të marrë fund kjo histori dhe po ashtu duhet të merren masa nga bashkitë dhe pikat e vrojtimit në plazhe dhe gjetjen e personelit të kualifikuar për këto detyra. Kjo situatë duhet të zgjidhet përfundimisht për sezonin që na pret.
Së dyti, ka pasur edhe këtë vit operatorë abuzivë që nuk përmbushin standardet, por që vijuan të ushtronin veprimtarinë e tyre megjithëse ata nuk i përmbushnin këto standarde. Për sezonin e ardhshëm, do të kemi kushte të reja për licensimin e ofruesve të shërbimeve në plazhe sipas vendimit vetëm operatorët e licensuar, hotelet, do të kenë të drejtën të shfrytëzojnë si biznese, po ashtu edhe hapësirën bregdetare, por edhe atë ranore. Do të ketë më shumë hapësira më të lira për qytetarët. Këto masa do të kenë efekte pozitive dhe për pushuesit, të cilët jo vetëm në pak raste kanë shprehur ankesa për shërbimet e ofruara.
Një problem, krijimi i kushteve për aksesin në pika turistike, ku përfshihen ndërtimi i rrugëve me standarde, krijimi i infrastrukturës. Problematikë është edhe menaxhimi i rasteve të emergjencave, të cilat kanë krijuar shumë probleme, lidhen dhe me kushtet atmosferike. Perfektët e qarqeve duhet të jenë në krye të punës për marrjen e masave për situata emergjente.
Ndaj, nevojitet riorganizimi i Komisionit të Mbrojtjes Civile në qark, përditësimi i masave civile me ndryshimet e ndodhura, përditësimi për të bërë lajmërimin, sensibilizimi, bashkëpunimi me të gjitha agjencitë dhe me subjektet private për realizimin e detyrave.