Sërish tymuese në Kuvend, miratohet buxheti 2024

Salla e seancave plenare të Kuvendit u mbush sërish me tym nga tymueset që ndezën deputetë të opozitës ndërsa zhvillohej seanca e miratimit nen për nen të projektbuxhetit 2024. Deputetët të cilët nuk u lejuan nga Garda të bllokojnë foltoren nisën t’i bien tavolinave dhe ndezën tymuese ndërsa kryeparlamentarja Lindita Nikolla hodhi për votim pikat e rendit të ditës.

 

Tensionet mes deputetëve të opozitës dhe punonjësit të Gardës, nisën që në momentin që në momentin e hyrjes së tyre në Parlament ku iu nënshtruan kontrolleve ndërsa më pas ata vendosën karriget e deputetëve para foltores.

- ISLAMSHOP.CH -spot_img

LEXO MË SHUMË

Së fundi