Seri të kufizuara të makinave sportive vizitojnë Shkupin

Mbi 40 seri të kufizuara të makinave të fuqishme dhe sportive, në kuadër të sezonit të gjashtë “Premium Rally Sofia – Shën Vlas”, ndaluan në qytetin e Shkupit ku dashamirët e makinave patën mundësinë të fotografohen nga afër me seri ekskluzive të tyre.

Makinat ekskluzive u nisën dje nga Sofja dhe sot në mesditë mbërritën në sheshin “Maqedonia” në qendër të Shkupit. Në tre ditët e ardhshme do të kalojnë nëpër qytetet e Greqisë, pas së cilës sezoni i sivjemë i kësaj ngjarjeje do të përfundojë në qytetin bregdetar të Detit të Zi të Bullgarisë, Shën Vlas.

“Premium Rally Sofia – Shën Vlas” mbahet në mbështetje të Ministrisë së Brendshme të Bullgarisë, ndërsa qëllimi është ngritja e vetëdijes për tolerancë në ngasjen e makinave.

Kjo është një ngjarje ekskluzive që tradicionalisht mbahet çdo vit ndërsa konsiderohet një përvojë e paharrueshme në kombinimin e makinave të fuqishme dhe atraktive, vizitën e destinacioneve të përzgjedhura dhe interesante si dhe në klube më të mira të natës përgjatë rrugës.

Pjesëmarrësit me makina ekskluzive janë persona të njohur të biznesit, si në sipërmarrje, ndërtimtari, arkitekturë dhe teknologji të informacionit, të cilët kanë pasion për adrenalinë, makina të shpejta dhe udhëtime të paharrueshme./Rtv Drita/

- ISLAMSHOP.CH -spot_img

LEXO MË SHUMË

Së fundi