Serbia ofron ndihmë, Vuçiç: Mbështetje për të minimizuar pasojat

Në një deklaratë të presidentit serb, ky i fundit shpreh keqardhjen për përmbytjet që kanë gjunjëzuar jugun e vendit dhe kanë shkaktuar dëme materiale dhe njerëzore.

Vuçiç nënvizoi se Serbia është e gatshme të ofrojë mbështetje teknike dhe asistencë për Shqipërinë, për të minimizuar pasojat e kësaj katastrofe natyrore.

Ndihmë Shqipërisë i ka ofruar edhe Kosova dhe tashmë forcat emergjente të Ministrise se Punëve të Brendshme të Kosovës kanë arritur në Fier, ndërkohë që edhe FSK-ja është e gatshme t’i ofrojë mbështetje Forcave të Armatosura të Shqipërisë./Top Channel/

- ISLAMSHOP.CH -spot_img

LEXO MË SHUMË

Së fundi