Serbia kërkon t’i bëhet presion Kosovës për Asociacionin

Ministri i Brendshëm serb, Nebojsha Stefanoviç, ka folur edhe njëherë për marrëveshjen përfundimtare Kosovë-Serbi, si dhe zhvillimet me rastin e vizitës së presidentit serb, Aleksander Vuçiç, në Beograd.

Ne një intervistë për “Kurir”, Stefanoviç ka thënë se megjithëse sipas tij Beogradi është në kërkim të një zgjidhjeje me Prishtinë, kjo e fundit së bashku me BE-në nuk po shprehin gatishmërinë e duhur.

“Zgjidhja është ende në kërkim. Edhe pse siç mund ta shihni, nuk ka gatishmëri nga Prishtina dhe Bashkimi Europian. Secili që ushtronte presion gjatë këtyre viteve që ne të arrijmë një marrëveshje, tani që ne kemi disa opsione, nuk po e përkrah asnjërin”, ka thënë Stefanoviç.

Ai ka rikujtuar se marrëveshja për krijimin e Asociacionit është nënshkruar në vitin 2013 ndërkaq që sipas tij askush nga BE-ja nuk ka arritur të bëjë presion për përfundimin e këtij procesi.

Stefanoviq foli edhe për vizitën e Vuçiç në Kosovë, si dhe revokimin e lejes nga Qeveria e Kosovës për hyrje në zonën e Drenicës, ku tha se protestuesit të cilët kundërshtuan vizitën e Vuçiçit atje, kishin me vete edhe armë zjarri.

“Së pari ata kërcënuan se nëse Vuçiç shkon në Ujman do të arrestohet, që do të kalojë si Marko Gjuriç. Pastaj kur ndalimi i autoriteteve të Prishtinës dështoi, ndodhi incideenti në fshatin e Banjës. Protestuesit ishin të organizuar dhe orkestrur. Ne kishim informata nga shërbimet e intelegjencës se persona të ndryshëm kishin edhe armë me vete”, tha ai.

E madje sipas tij, presidenti serb, Aleksander Vuçiç nuk mundi ta vazhdojë vizitën e tij për në Banjë, kur siç thotë ai dihet profili i protestuesve, veteranë të luftës që sipas tij mbajnë armë me vete.

Kujtojmë se ditë më parë presidenti serb, Aleksander Vuçiç, gjatë vizitës së tij në Kosovë nuk u lejua të shkonte në fshatin Banjë të Skënderajt. Revokimi i lejes nga Qeveria e Kosovës erdhi pas protestave nga qytetarët e asaj zone./Kosova Post/

- ISLAMSHOP.CH -spot_img

LEXO MË SHUMË

Së fundi