Serbi/ Infektohet me koronavirus zyrtari i lartë i shtetit, ministri: Aktualisht gjendja e tij është…

SERBI- Një zyrtar i lartë i Ministrisë së Mjedisit ka testuar pozitiv për koronavirusin, raportoi të martën e përditëshja e Beogradit Blic në faqen e saj të internetit.

Ministri i Mjedisit Goran Trivan konfirmoi se Sekretari i tij i Shtetit Branislav Blazic ishte shtruar në spital në Klinikën e Sëmundjeve Infektive në Beograd.

“Ai është në klinikën e sëmundjeve infektive në Beograd dhe është në gjendje të qëndrueshme,” tha Trivan.

Raportet e mediave thanë që Blazic është nga Kikinda, një qytet në Vojvodina për të cilin mendohet se është vatër e koronavirusit.

- ISLAMSHOP.CH -spot_img

LEXO MË SHUMË

Së fundi