Senegal, shpallet gjendje e jashtëzakonshme pas rritjes së rasteve me COVID-19

Senegali ka shpallur gjendje të jashtëzakonshme në disa pjesë të vendit ku infeksionet me koronavirus kanë arritur nivelin alarmues.

Në një fjalim televiziv, presidenti Macky Sally njoftoi se duke filluar nga sot në Dakar dhe Thies nga ora 21:00 në mbrëmje deri në orën 05:00 të mëngjesit do të zbatohet një shtetrrethim.

Presidenti Sally njoftoi se këto dy nga 14 rajonet e Senegalit përbëjnë “më shumë se 90 për qind të rasteve në vend”.

“Kjo është një orar serioz”, tha Sally, duke kërkuar nga populli i tij të ndjekin të gjitha rregullat e sigurisë pasi vendi lufton me një valë të dytë të pandemisë.

Presidenti i Senegalit nuk specifikoi kohëzgjatjen e masave të reja, të cilat vijnë gjashtë muaj pasi u shpall për herë të parë gjendja e jashtëzakonshme në të gjithë vendin, përkatësisht më 30 qershor të vitit të kaluar.

Sipas të dhënave të autoriteteve shëndetësore, numri i përgjithshëm i rasteve të konfirmuara me COVID-19 në Senegal është 19.964, përfshirë 428 viktima dhe 17.690 të shëruar.

- ISLAMSHOP.CH -spot_img

LEXO MË SHUMË

Së fundi