Selanik: Zjarr i fuqishëm lë dy të vdekur, dhjetëra largohen nga shtëpitë

Më datë:

 Dy persona kanë humbur jetën si pasojë e një zjarri të madh pyjor, që po përhapet me shpejtësi në veri të Greqisë, ndërsa autoritetet kanë urdhëruar evakuimin e banorëve të një fshati, pranë qytetit të Selanikut, shkruan BBC.

Trupi i një burri u gjet në një zonë të djegur pranë fshatit Liti, rreth 15 kilometra në veriperëndim të Selanikut. 

Më vonë, një trup i dytë, ende i paidentifikuar, u zbulua brenda një banese në një zonë pyjore. 

Një grua, e cila u shpëtua pranë shtëpisë, me djegie në trup, ndodhet në gjendje të stabilizuar në spital, ndërsa një fëmijë 12-vjeçar rezulton i zhdukur.

Mbi 100 zjarrfikës, dhjetëra mjete zjarrfikëse dhe të paktën shtatë avionë, po përpiqen të vënë nën kontroll flakët, të cilat kanë krijuar një front zjarri rreth pesë kilometra të gjatë dhe vazhdojnë të përhapen.

Zjarri shpërtheu dje pasdite dhe u përhap me shpejtësi në zonat pyjore përreth. 

Shkaqet e tij nuk janë përcaktuar ende. Rajoni ishte nën paralajmërim të lartë për rrezik zjarresh, ndërsa temperaturat e larta, thatësira dhe erërat e forta, kanë vështirësuar ndërhyrjen e ekipeve të emergjencës.

Sipas medias greke, disa banesa janë dëmtuar nga flakët, të cilat po avancojnë drejt fshatit Melissochori. 

Dyshohet se fëmija i zhdukur është djali i burrit që humbi jetën dhe i gruas së plagosur.

Ky është një tjetër zjarr i madh, që godet Greqinë në prag të sezonit turistik veror. 

Vendi përballet çdo verë me zjarre të shumta pyjore, të favorizuara nga valët e të nxehtit dhe thatësira e zgjatur. 

Shpërndarje

spot_imgspot_img

Më të fundit

Më shumë si kjo
Të ngjashme

Rasti i dhunës në Zvërnec, gjykata vendos për rojet: njëri lirohet, Biba qëndron në paraburgim

Gjykata e Apelit ka zbutur masën e sigurisë për...

Shkelje në administrimin e fondeve, Posta Shqiptare shkarkon drejtoreshën dhe kërkon hetim

Posta Shqiptare ka njoftuar se ka zbuluar shkelje dhe...

Opozita serbe kërkon shkarkimin e ministres Paunoviç pas deklaratës për “spastrimin etnik” të Kosovës

Lëvizja e Qytetarëve të Lirë (PSG), parti opozitare në...

Rama ndan pamjet: Paradë mbresëlënëse e Forcave të Armatosura të Francës me rastin e 14 Korrikut

Kryeministri Edi Rama po merr pjesë sot me ftesë...