Sekuestrohen 46 doza kokaine gati për shitje, arrestohet 46-vjeçari në Tiranë

Goditet një rast i shpërndarjes së drogave të forta, ndërsa në pranga ka rënë në një 46-vjeçar.

Burime zyrtare nga policia bënë me dije se shtetasi me inicialet D. K., gjatë kontrollit të çantës të dorës dhe të automjetit të tij, shërbimet e Policisë, gjetën 46 doza me lëndë narkotike kokainë, gati për shitje, të cilat u sekuestruan në cilësinë e provës materiale.

46-vjeçari akuzohet për veprën penale “Prodhim dhe shitja e narkotikëve”.

Materialet i kaluan Prokurorisë pranë Gjykatës së Shkallës së Parë Tiranë, për veprime të mëtejshme.

 

- ISLAMSHOP.CH -spot_img

LEXO MË SHUMË

Së fundi