Pas ambasadores së SHBA-së, edhe ai i BE-së Luigi Soreca ka përshëndetur sekuestrimin e pasurisë së 3 ish-gjyqtarëve nga SPAK ditën e sotme.
Soreca thekson se ky është një lajm i mirë, dhe tregon se SPAK është duke ndjekur detyrat e tij për të luftuar korrupsionin.
“Lajm i mirë sot që GJKKO ka pranuar kërkesën e SPAK për të sekuestruar pasuritë e 3 ish-gjyqtarëve të Kushtetueses dhe Gjykatës së Lartë të shkarkuar nga vettingu.
Një hap tjetër, që tregon se SPAK është duke ndjekur detyrat e tij për të luftuar korrupsionin.
Reforma e Drejtësisë vazhdon”, shkruan Soreca.