Sekretari i NATO-s: Nuk planifikojmë të largohemi nga Kosova

Sekretari i Përgjithshëm i NATO-s, Jens Stoltenberg tha se Aleanca nuk planifikon të largohet nga Kosova,

Stoltenberg para takimit të ministrave të Jashtëm të NATO-s në një deklaratë për mediet tha se në takimin i cili do të zgjasë dy ditë do të diskutohen çështjet si bashkëpunimi BE-NATO, lufta kundër terrorizmit, Koreja e Veriut, si dhe politika e derës së hapur.

“Nuk planifikojmë të largohemi nga Kosova”

Në pyetjen nëse do të vazhdojë prania e NATO-s në Kosovë, Stoltenberg tha se “Nuk planifikojmë të largohemi nga Kosova. Forca Paqeruajtëse e NATO-s në Kosovë (KFOR-i) po luan rol të rëndësishëm për të ndihmuar në ofrimin e sigurisë dhe stabilitetit në Kosovë. Vlerësimet e bëra në terren tregojnë rëndësinë e vazhdimit të nevojës për qëndrimin e NATO-s në Kosovë”.

“Jemi të shqetësuar për gjendjen në Jemen”

Lidhur me pyetjen për zhvillimet në Jemen, Stoltenberg tha: “Jemi të shqetësuar për gjendjen në Jemen, sepse janë vrarë një numër i madh i njerëzve. Bëhet fjalë për një përleshje e cila po vazhdon për një kohë të gjatë”.

Ai vuri në dukje se NATO nuk është pjesë e përleshjeve dhe se nuk ka prani në Jemen.

“Ajo çfarë bëjmë ne është dhënia e mbështetjes për t’i dhënë fund dhunës dhe për të arritur zgjidhje paqësore të negociuar”, tha Stoltenberg./Kosova Post/

- ISLAMSHOP.CH -spot_img

LEXO MË SHUMË

Së fundi