“S’do guxoni të dilni mbi ligjin”!Rama paralajmëron opozitën

Kryeministri Edi Rama ka paralajmëruar nga Dropulli se pas 30 qershorit asnjë politikan nuk do të guxojë dot më të dalë mbi ligjin, pasi sipas tij, do të dështojë. Gjatë takimit elektoral, Rama është shprehur se djegia e mandateve dhe e gomave nuk do të sjellë fitore.

“30 qershori nuk është thjesht çështje kush do dalë kryetar bashkie, por kush do të kontribuojë me votën e tij për t’i dhënë fund njëherë e mirë kësaj historie, për t’i thënë politikanëve njëherë e mirë se ‘ju nuk jeni mbi ligjin dhe kush nga ju guxon të dalë mbi ligjin, është i destinuar të dështojë, nuk ka shans të fitojë’. Djegia e mandateve, e gomave nuk sjell fitore”, është shprehur kreu i qeverisë.

Kryeministri Edi Rama ka folur sërish për përgjimet e gazetës gjermane “Bild”, duke u shprehur se pas tyre fshihet opozita. Gjatë një takimi elektoral në Dropull, kreu i qeverisë është shprehur se gjithçka po bëhet nga frika që opozita ka për t’u përballur me drejtësinë. Sipas tij, përgjimet ishin në Prokurori që prej vitit 2016, por iu dorëzuan opozitës që t’i përdorte në ditë të zeza.

“Pastaj nxjerrja para çdo proteste e atyre përgjimeve të famshme në Gjermani, që në fakt ishin materiale të Prokruorisë që në 2016, për të cilat prokurorët nuk bënë asnjë hetim, nuk nxorën asnjë përgjegjësi, nuk kërkuan ndëshkimin e askujt, por i mbajtën kyçur dhe i dorëzuan te partia, e cila i nxori këto ditë të zeza”, ka thënë Rama.

Pjesë nga fjala e Ramës:
Jemi në një fushta të çuditshme, sepse nuk kemi konkurencë të drejtpërdrejtë me kundërshtarët tradicionalë, të cilët kanë shkuar shumë larg, duke ndërmarrë një ofensivë të dëshpëruar kundër sistemit demokratik dhe duke u përpjekur të marrin peng zgjedhjet dhe procesin e integrimit evropian të Shqipërisë. Kjo është mëse e thjeshtë për t’u parë e dëgjuar, duke ndjekur gjithë zhvillimine procesit destruktiv që kanë marrë, duke marrë përshkallëzimin e gjuhës së urrejtjes, daljen nga Parlamenti, djegia e mandateve, prodhimi i pamjeve në rrugë me të rinj të maskuar, me molotov, zjarr e skena shqetësuese për njerëzit.

Pastaj nxjerrja para çdo proteste e atyre përgjimeve të famshme në Gjermani, që në fakt ishin materiale të Prokruorisë që në 2016, për të cilat prokurorët nuk bënë asnjë hetim, nuk nxorën asnjë përgjegjësi, nuk kërkuan ndëshkimin e askujt, por i mbajtën kyçur dhe i dorëzuan te partia, e cila i nxori këto ditë të zeza. Nëse për Shqipërinë integrimi është një dritë e re, për ta është një re e zezë që afrohet, pasi negociatat me BE fillojnë me drejtësinë dhe Shqipëria duhet të provojë se ka një sistem drejtësie që funksionon, pra që e garanton barazinë e të gjithëve para ligjit, që nuk i ndan njerëzit në pa pushtet dhe njerëz të paprekshëm.

Gjithë kjo është një arsye e fortë për të shkuar në këtë rrugë çmendurie, duke u përpjekur të mbjellin frikë, ankth, pasiguri dhe duke bërë një ndarje, partitë me dhunë në rrugë, Ilir Meta duke dhunuar Kushtetutën në zyrë. Një histori shumë e turpshme që meriton të ndëshkohet, jo vetëm nga shqiptarët, por edhe nga ata që iu përkasin atyre partive.

- ISLAMSHOP.CH -spot_img

LEXO MË SHUMË

Së fundi