Sallatë Me Pulë dhe Kungulleshka – Perfekte Për Darkë

Nëse dëshironi që të ruani linjat dhe peshën tuaj ideale, ose thjesht ju pëlqen që të ushqeheni shëndetshëm, kjo sallatë do të jetë e preferuara juaj.

Perime të pjekura dhe të freskëta, që krijojnë një kombinim interesant.

Mishi i pulës i marinuar me vaj ulliri dhe lëng limoni do të jetë i butë dhe plot lëng.

Një bashkim që sjell vlera dhe shije në tryezën tuaj, dhe mund ta përgatisni në shumë pak kohë.

Përbërësit

400g gjoks pule

200g patëllxhanë

60g sallatë jeshile

Vaj ulliri

200g kungulleshka

150g domate qershi

Kripë

Për marinimin

Vaj ulliri

Lëng limoni

Kripë

Trumzë

Piper i zi

Përgatitja

Si fillim AgroWeb.org ju sugjeron që të nisni me marinimin e mishit të pulës.

Nëse nuk është i ndarë priteni secilin gjoks në gjysmë dhe rriheni lehtë me çekiçin e kuzhinës.

Më pas vendoseni në një enë dhe spërkateni me vaj ulliri, piper të zi, lëng limoni, kripë dhe trumzë.

Mundohuni që t’i lyeni mirë thelat e mishit e më pas lëreni për një orë në temperaturë ambienti.

Ndërkohë vazhdoni me përgatitjen e perimeve duke i prerë patëllxhanët dhe kungulleshkat në shirita.

Spërkatini me pak vaj dhe shtrojini në një tavë me letër pjekjeje dhe piqini në furrë të ngrohur me 180 gradë.

Nëse dëshironi AgroWeb.org ju sugjeron që mund edhe t’i skuqni në tigan me shumë pak vaj ulliri.

Por për këtë do t’ju duhet një tigan që nuk ngjit, pasi më shumë duhet që të piqen sesa të skuqen.

Pasi të mbaroni me perimet, po tek tava e nxehtë vendosni thelat e mishit të pulës.

Piqini edhe ato derisa mishi të jetë gati dhe në sipërfaqe të kenë marrë një ngjyrë të artë të lehtë.

Tani merrni një tas të madh dhe prisni në copa të vogla perimet që përgatitët.

Gjithashtu prisni edhe domatet qershi thjesht duke i ndarë në gjysmë.

Nëse dëshironi mund të përdorni edhe domate të mëdha por duhet t’i prisni në copa më të vogla.

Shtoni tek tasi edhe sallatën jeshile dhe në fund mishin e pulës të cilin gjithashtu duhet ta prisni në copa më të vogla.

Pasi të keni mbaruar me perimet dhe mishin, jepini shije sallatës suaj duke i shtuar sipas dëshirës vaj ulliri, kripë dhe limon.

Tani ju mbetet vetëm ta shijoni këtë sallatë perfekte dhe plot me vlera.

- ISLAMSHOP.CH -spot_img

LEXO MË SHUMË

Së fundi