Salianji homazhe në nder të të burgosurve në ish-kampin e Vloçishtit: Do të kërkojmë të bëhet memorial e të nisë procesi i kërkimit të eshtrave të humbura

Deputeti i zgjedhur i Partisë Demokratike, Ervin Salianji, së bashku me shoqatën antikomuniste të të përndjekurve politikë, kanë organizuar një homazh/protestë në ish-kampin e Vloçishtit.

Salianji shkruan në rrjete sociale, se ky kamp është ngritur në 1946-ën dhe ka shërbyer si strehim për 2 mijë të burgosur politikë që kryenin aty punë skllavëruese të detyruar.

Ai shton më tej se Shqipëria ka pasur afërsisht një 100 kampe simotra dhe aty kanë qëndruar intelektualë si At Josif Papamihali hoxhë Qazim Melçani, Refik Hoxha e të tjerë, të cilët kanë humbur jetën në këto kampe.

Deputeti i zgjedhur nënvizon se do të kërkojë që të vendoset një memorial në këtë godinë, për të nderuar viktimat, si dhe do të kërkojë të nisë sa më parë procesi i gjetjes së eshtrave të humbura.

Postimi i Ervin Salianjit:

Nder i veçantë që bashkë me shoqatën antikomuniste të përndjekurve politikë dhe kryetarin e saj Nebil Cika organizuam homazh/protestë në ish kampin e Vloçishtit! Nuk harrojmë!

Kampi i Vlocishtit i ngritur ne 1946 per tharjen e Kenetes se Maliqit detyroi 2000 te burgosur politike te benin pune skllaveruese te detyruar. Ky kamp pune detyroi qindra intelektuale te kohes te punojne ne kushte te veshtira pune dhe shume prej tyre humben jeten. Ende sot nuk e dime se sa vete humben jeten.

Kampi i Vlocishtit ishte nder te paret ne ish Evropen Lindore ndaj sot meriton qe te kujtohet. Shqiperia ka pasur afersisht 100 kampe dhe burgje pergjate gjysem shekulli komunizem dhe sot nuk kemi asnje vend te ruajtur dhe muze.
Ketu ne kete kamp, humben jeten dhjetera ish te burgosur dhe eshtrat e tyre ende nuk jane gjetur, mes tyre intelektuale si At Josif Papamihali, hoxha Qazim Melçani, Tefik Hoxha, Riza Qako, Sulejman Vuciterni etj. Ketu punuan edhe Mitrush Kuteli dhe Ejell Coba.

Vlen te permendim edhe gjyqin e fabrikuar per “sabotatoret e tharjes se kenetes”. Per here te pare, ne vitin 1946, diktatura filmoi ekzekutimin e disa inxhinjereve te talentuar vetem sepse diktatori kerkonte te perhapte terror. U vrane para kamerave te pafajshmit Zyrika Mano, e cila ishte shtatzane, Vasil Mano, Abdyl Sharra dhe Kujtim Beqiri.

Fatkeqesisht kenata u tha prej punes se detytuar dhe trajtimit kriminal te elites shqiptare. Ndaj sot kemi detyrim jo vetem te kujtojme cka ndodhur, por te denojme krimet e komunizmit dhe tregojme te verteten per brezin e ri.

Do kerkoj qe nje memorial te vendoset këtu në nderim te viktimave dhe intelektualeve qe u detyruan te punojne ne kushte cnjerezore. Gjithashtu, do do kërkojmë qe te nise sa me pare procesi i gjetjes se eshtrave te te humburve.

 

- ISLAMSHOP.CH -spot_img

LEXO MË SHUMË

Së fundi