Rusia teston një raketë balistike ndërkontinentale për herë të parë

Ministria ruse e Mbrojtjes ka thënë se ka testuar për herë të parë një raketë balistike ndërkontinentale të llojit, Bulava, nga një nëndetëse bërthamore, që ka kapacitet të vë shënjestër në mijëra kilometra largësi.

Ministria ka thënë më 30 tetor se raketa është nisur nga nëndetësja Borei afër gjirit verior të Rusisë, përkatësisht në Arkhangelsk. Në njoftim është thënë raketa ka arritur gjatë testimit në lindje të largët të Rusisë, në rajonin, Kamçatka.

Nën-admirali, Aleksandr Moiseyev, ka thënë se modeli i nëndetëses Borei pritet t’i shtohet Flotës Veriore të Rusisë në fund të këtij viti, pasi të ketë kyer të gjitha testimet e armëve.
Ky testim vjen në kohën e tensioneve në mes të Moskës dhe Uashingtonit, pasi të dyja vendet janë larguar nga Traktati për Armë Bërthamore, duke ngritur shqetësime për garë armësh.

Ky traktat ishte hartuar gjatë Luftës së Ftohtë, në mënyrë që të kontrolloheshin aktivitetet e Uashingtonit dhe Moskës, meqë sipas dokumentit ndaloheshin raketat me rreze të shkurtër dhe mesme veprimi.

Në muajin gusht, Shtetet e Bashkuara janë tërhequr nga ky Traktat. Uashingtoni ka thënë se Moska ka shkelur kushtet e marrëveshjes, ndonëse Rusia ka mohuar një gjë të tillë.

Marrëveshja e fundit e madhe për kontrollin e armëve në mes të Rusisë dhe Shteteve të Bashkuara, e njohur si Fillimi i Ri do të skadojë më 2021.
E nënshkruar më 2010, ky traktat kufizon numrin e kokave bërthamore, për të cilat Shtetet e Bashkuara thonë se Rusia nuk ka të drejtë t’i pozicionojë.

- ISLAMSHOP.CH -spot_img

LEXO MË SHUMË

Së fundi