Rusia pretendon se SHBA synon të marrë pasurinë ekonomike të Sirisë

Rusia pretendon se SHBA-të me sulmet ndaj forcave pro-regjimit në Siri, më tepër se luftën ndaj DEASH-it, synon marrjen e pasurive ekonomike të vendit.

Ministria e Jashtme e Rusisë publikoi një njoftim lidhur me sulmin e forcave të koalicionit kundër DEASH-it nën udhëheqjen e SHBA-ve kundër forcave pro-regjimit të Sirisë.

Në njoftim, mes tjerash thuhet se forcat pro-regjimit në Siri, u sulmuan me artileri dhe helikopter nga forcat e koalicionit kundër DEASH-it me në krye SHBA-të, derisa po kryenin detyrën për “mbikëqyrje dhe studim” në rafinerinë e naftës El Izba në Dejrizor. Më tej bëhet e ditur se “forcat pro-regjimit nuk i kanë njoftuar njësitë ruse për detyrën e tyre”.

“Kjo ngjarje, tregon edhe njëherë se prania e jashtëligjshme e ushtrisë së SHBA-ve në Siri, më shumë se për luftën kundër DEASH-it, është për kontroll të pasurive ekonomike të vendit”, thuhet në njoftim, ku mes tjerash shtohet se si pasojë e sulmit janë plagosur 25 persona nga forcat e pro-regjimit sirian.

Dejrizor, i cili ndodhet në kufi me Irakun, është një nga burimet më të mëdha energjetike në vend. PYD/PKK, në tremujorin e fundit të vitit të kaluar, në të njëjtën kohë me forcat e regjimit patën avancuar drejt verilindjes së Dejrizorit, aty ku ka sasi të mëdha të burimeve energjetike, më konkretisht në lindje të lumit Eufrat.

Aktualisht, lindja e lumit Eufrat në Dejrizor është nën pushtim të PYD/PKK-së, pjesa perëndimore nën pushtim të forcave të regjimit dhe një fushë e ngushtë në jug nën pushtim të DEASH-it./Rtv Drita/

- ISLAMSHOP.CH -spot_img

LEXO MË SHUMË

Së fundi