Rusia njofton përfundimin e paktit bërthamor me SHBA-të

Rusia ka njoftuar përfundimin e traktatit mbi kontrollin e armëve bërthamore me SHBA-të.

Masa vjen disa orë pasi SHBA u tërhoq zyrtarisht nga Traktati i Forcave Bërthamore me Rreze të Mesme (INF) duke shkaktuar shqetësime për fillimin e një gare të mundshme të armëve.

“Më 2 gusht të vitit 2019, me iniciativën e palës amerikane, përfundoi traktati midis Bashkimit të Republikave Socialiste Sovjetike dhe SHBA-ve për eliminimin e raketave të tyre me rreze të mesme dhe të shkurtër, e nënshkruar në Washington më 8 dhetor 1987”, tha Ministria e Punëve të Jashtme e Rusisë.

Traktati INF është parë gjerësisht si një gurthemel i sigurisë evropiane në epokën e pas Luftës së Ftohtë, pasi SHBA dhe Rusia e nënshkruan atë në vitin 1987. Ky traktat ndalon të dy vendet të posedojnë ose testojnë raketat me një rreze të mesme dhe të shkurtër.

Në tetor të vitit 2018, presidenti i SHBA-ve, Donald Trump, njoftoi tërheqjen nga pakti, duke akuzuar Moskën për shkelje të paktit.

Në shkurt, SHBA filloi procesin e tërheqjes nga traktati INF që të përfundojë në gjashtë muaj.

Në një përgjigje, më 3 korrik presidenti rus, Vladimir Putin, nënshkroi një projekt-ligj që pezullonte detyrimet e Moskës në bazë të traktatit INF.

- ISLAMSHOP.CH -spot_img

LEXO MË SHUMË

Së fundi