5.5 C
Tirana

Rusia kujton 80-vjetorin e fitores ndaj nazizmit

Më datë:

80-vjetori i triumfit ndaj nazizmit u përkujtua si çdo 9 Maj me paradë ushtarake në Moskë.

Lufta në Ukrainë kishte një rol të rëndësishëm në paradë, ku ndër të tjerë parakaluan para Vladimir Putinit dhe të ftuarve të tij në Sheshin e Kuq edhe këta ushtarë që kanë luftuar në atë vend që prej 2022-shit.

Putin përshëndeti edhe përfaqësues të trupave koreanoveriore që luftuan krah rusëve, kundër ukrainasve në Kursk.

Në fjalimin e tij, Putin vlerësoi lartë kontributin e aleatëve për fundosjen e nazistëve, por kërkoi që historia të mos shtrembërohet.

“I kujtojmë mësimet e Luftës së Dytë Botërore dhe nuk do pranojmë kurrë shtrembërimin e ngjarjeve të saj, përpjekjet për të justifikuar xhelatët dhe për të shpifur për fitimtarët e vërtetë”, tha Putin.

Rusia megjithatë, është në rolin e agresorit në Ukrainë duke u përpjekur ta pengojë të ushtrojë vullnetin e lirë.

Presidenti serb Aleksandër Vuçiç, pjesë e paradës mes shumë liderëve autoritarë mori kritika nga Bashkimi Europian për praninë e tij si lider i një vendi aspirant, që legjitimon paradën propagandistike të Moskës.

Shpërndarje

spot_imgspot_img

Më të fundit

Më shumë si kjo
Të ngjashme

Muhamet Alidemaj dënohet me 13 vjet burgim për masakrën e Izbicës

Gjykata Themelore në Prishtinë ka shpallur fajtor Muhamet Alidemajn...

Berisha paralajmëron Ramën: Nëse shkon në KiE do pritesh me protesta

Partia Demokratike zhvillon sot, 2 shkurt, mbledhjen e grupit...

Mazniku: Nesër Kuvendi vendos të ketë vetëm 1 kryetar për Komisionin e “Territoriales”

Është mbledhur këtë të hënë Komisioni Posaçëm Parlamentar për...

Shkaktoi aksident me vdekje, AMP arreston efektivin e policisë

Agjencia e Mbikëqyrjes Policore (Rajoni Durrës-Kavajë) ka arrestuar në...